Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka pritur sot anëtarët e Bordit Mbikëqyrës të “Trepça, Sh. A.”, njofton kumtesa qeveritare.
Me këtë rast Haradinaj tha se “Qeveria e Kosovës vitin 2018 e ka shpallur vit të Trepçës dhe të gjithë duhet të punojmë me përkushtimin më të madh që ky gjigant të ringjallet, të aktivizohen resurset dhe Trepça të kthehet në misionin e saj, zhvillimin e Kosovës”, transmeton Koha.net.
Ai kërkoi nga anëtarët e Bordit Mbikëqyrës të “Trepça, Sh. A.”, që transparenca, llogaridhënia dhe përkushtimi deri në funksionimin e tërësishëm të të gjitha njësive afariste të Trepçës.
Kryesuesi i Bordit Mbikëqyrës të “Trepça, Sh. A.”, Ardian Syla, e njoftoi kryeministrin Haradinaj me punët që janë bërë që nga takimi i parë, në hartimin e statutit të Trepçës, regjistrimin e saj si shoqëri aksionare si dhe për zgjedhjen e bordit menaxhues.
Në takim morën pjesë edhe zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj.
-
“Viti i Trepçës” që nuk solli rimëkëmbjen e kombinatit
-
Trepça duhet të kthehet në funksion, thotë Haradinaj
-
Haradinaj: Do ta ruaj vëmendjen për Trepçën
-
Haradinaj informon Qeverinë se ka nisur puna për formimin e Bordit për Trepçën
-
Haradinaj kritikon vonesën e krijimit të Bordit mbikëqyrës për Trepçën