Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj: Do ta ruaj vëmendjen për Trepçën

Kryeministri Ramush Haradinaj, prit sot në takim përfaqësues të Sindikatës së pavarur të Trepçës, të prirë nga Shyqyri Sadiku, kryetar, nënkryetari Xhevat Kaqiku, sekretari Gani Osmani dhe dy anëtarë të kryesisë, Refik Mehmeti dhe Lah Hetemi.

Kryeministri Haradinaj tha se gjatë vizitës së fundit në Trepçë i kishte identifikuar temat veç e veç dhe se zotimet që ua ka dhënë atje, është duke i trajtuar në vazhdimësi dhe do të vihen në veprim së shpejti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, Haradinaj po ashtu, tha se është i interesuar që ta gjallërojë Trepçën dhe ta kthejë në këmbë të veta, sepse Trepça është interes kombëtar.

“Do ta ruaj vëmendjen për Trepçën, sepse e di rëndësinë e saj për Kosovën”, ka thënë kryeministri.

Sindikalistët i shprehen kryeministrit Haradinaj mirënjohjen e tyre dhe të të gjithë minatorëve që u është përgjigj gjithmonë pozitivisht kërkesave të minatorëve.