Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për keqmenaxhim të ndërmarrjes “Trepça”. Sipas tij kjo ndërmarrje është duke u neglizhuar nga Qeveria.
“Fatkeqësisht, Qeveria e tanishme e ka neglizhuar këtë ndërmarrje. Sot, Trepça është duke u ballafaquar me mungesë të financave, me borxhe e prodhim minimal. Ndërkaq, punëtorët përballen me kushte të rënda pune, të ardhura tejet minimale e pa sigurim shëndetësor. Menaxhimi i dobët këtë ndërmarrje po e dërgon drejt kolapsit. Nëse nuk intervenohet shpejt, gjendja do bëhet edhe më serioze”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, duke shtuar se “Trepça” ka potencial ta rikthejë shkëlqimin e dikurshëm dhe të jetë krah i fuqishëm i ekonomisë së Kosovës.
Këto komente Haradinaj i ka bërë në kohën kur janë bërë 34 vjet nga greva e minatorëve.
Sipas tij greva ishte akt i guximshëm e moment kthese në përpjekjet e Kosovës për liri.
“Kjo grevë u shndërrua në rezistencë gjithëpopullore, duke lëkundur themelet e shtetit të atëhershëm të Jugosllavisë. Mënyra më e mirë për ta shpërblyer sakrificën e punëtorëve të devotshëm të kohë, ishte rikthimi i Trepçës në burim jete. Gjatë mandatit tim si kryeministër i vendit, në mars të vitit 2019, me votimin e Statutit të ‘Trepçës’ e regjistruam si kompani në bazë të ligjeve të Kosovës. Ky ishte hap kyç për t’i dhënë këtij aseti fuqinë për investime dhe gjenerim stabil të të hyrave, punësim dhe për ta rikthyer atë në funksion të plotë të ekonomisë së vendit, të shtetit të Kosovës dhe të minatorëve”, ka shkruar Haradinaj.
-
Haradinaj kritikon Qeverinë në detyrë: Ka përkeqësuar kushtet e punëtorëve
-
Haradinaj: Kosova nuk është e varfër, por e keqqeverisur
-
Haradinaj: Ata që ndalën Kosovën C, sot lanë vendin pa energji
-
Januzi: “Trepça”, e ngufatur nga përmbaruesit dhe borxhet
-
Haradinaj me kritika pas problemeve me rrymë: Qeveri e territ