Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, më në fund i është dhënë viza për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nga zyra e tij e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e Haradinajt në Lutjet e Mëngjesit, më 9 shkurt në SHBA.
“E konfirmoj pjesëmarrjen e kryeministrit në Lutjet e Mëngjesit”, ka thënë shkurt për Koha.net zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi.
Haradinajt i është vonuar viza amerikane, e ka humbur kësisoj disa takime në Iowa, shtetin e binjakëzuar me Kosovën. Ai pritej të merrte pjesë më 11 janar në një ngjarje të organizuar nga Komandanti i Gardës Nacionale atje, Timothy E. Orr.
Vizën, Haradinajt, ia ka vonuar edhe Mbretëria e Bashkuar.
Artikuj të ngjashëm
-
Përfundimisht s’ka vizë amerikane për Haradinajn, për “Lutjet e Mëngjesit”
-
Haradinaj ftohet për “Lutjet e Mëngjesit” në SHBA
-
Haradinaj takohet me delegacionin amerikan të Lutjeve të Mëngjesit
-
Zyra e Kryeministrit deklarohet rreth çështjes së vizës amerikane për Haradinajn
-
Ambasada Amerikane përgjigjet për çështjen e vizës së Haradinajt