Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj zyrtarisht mori detyrën nga pararendësi Mustafa

Pikërisht ashtu siç ishte paraparë, në orën 11:30, ka filluar ceremonia e pranim-dorëzimit të postit kryeministër i Kosovës.

Në zyrën e kryeministrit, kryeministri në ardhje Ramush Haradinaj e ka pritur kryeministrin në largim, raporton Koha.net.

Mustafa me këtë rast i ka dorëzuar një përmbledhje të punës të cilën kabineti i tij i ka përfunduar gjatë 3 viteve.

Haradinaj e ka falënderuar Mustafën dhe pas kësaj edhe zyrtarisht ka marrë punën e kryeministrit të Kosovës.

Para dorëzimit të detyrës, kryeministri i sapo zgjedhur Ramush Haradinaj dhe ai në largim Isa Mustafa i bën revistë Gardës së Nderit që ishte rreshtuar për nder të tyre para ndërtesës së qeverisë së Kosovës.

Image