Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i ka reaguar presidentit serb Aleksandër Vuçiq i cili sot tha se, pas samitit të Parisit, do të fillojnë me masa të fuqishme e të ashpra kundër Kosovës.
Haradinaj i ka thënë Vuçiqit, përmes një postimi në facebook, se është koha të prezantojë vlera evropiane pasi Kosova, është shtet edhe i serbëve të Kosovës.
“Reflekto Z. Vuçiç! Është koha që të prezantosh vlera europiane dhe jo qëndrime të cilat i ke prezantuar në të kaluarën, qëndrime këto që kanë shkaktuar tragjedi dhe dhimbje. Shteti i Kosovës është edhe shteti i serbëve të Kosovës, një shoqëri që ne e ndajmë së bashku”, ka shkruar Haradinaj.
“Neve na duhet shpresë dhe Kosova është gati për marrëveshje me të cilën pranohet realiteti i dy shteteve, në kufijt ekzistues dhe respekt reciprok”, ka përfunduar kryeministri Haradinaj.
-
Haradinaj thotë se s’do t’i tolerojë më provokimet e Serbisë, paralajmëron masa reciproke
-
Vuçiqi thotë fjalë të rënda për Haradinajn
-
Vuçiq pas takimit me Lajçakun: Do të përgjigjemi me masa serioze në 72 orët e ardhshme
-
Vuçiq kërkon nga BE-ja veprime konkrete në Kosovë, jo vetëm dënim
-
Vuçiq: Na presin kohë të vështira