Edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmit se një baba në Kamenicë, ka vrarë djalin e tij 14 vjeçar duke e rrahur me një shkop druri.
Është mësuar se arsyeja e kësaj vrasje, ishin 1 mijë euro.
Lexo: Një mijë euro ishin arsyeja që babai në Kamenicë ia mori jetën djalit 14 vjeçar
Haradinaj, ka thënë se vdekja tragjike e 14 vjeçarit nga Kamenica është lajm i trisht, veprim jonjerëzor dhe i pafalshëm.
“Institucionet përkatëse duhet të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për kryesin e këtij akti dhe për të parandaluar dhunën në familje. Familja është shtylla e një shoqërie dhe vlerat e saj duhet mbrojtur nga çdo cënim!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Thaçi reagon ndaj vrasjes së 14-vjeçarit në Kamenicë, kërkon parandalimin e dhunës familjare
-
Haradinaj për vrasjen në Prishtinë: Aktet e tilla kriminale nuk do të tolerohen
-
Haradinaj dënon therjen e të riut serb mbi Ibër, thotë se është rast i izoluar që s’e cenon paqen
-
Haradinaj: Dhuna ndaj fëmijëve është shqetësuese, vdekja e 12 vjeçarit na trishtoi të gjithëve
-
Haradinaj thotë se njëri nga dy të rinjtë shqiptarë që u rrahën në Novi Sad “po lufton për jetë”