Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj për vrasjen në Prishtinë: Aktet e tilla kriminale nuk do të tolerohen

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vrasjes së një personi dhe tre të plagosurve tjerë në lagjen e Spitalit.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Prishtina përjetoi sot një ngjarje makabre.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas tij, vrasja e një personi dhe plagosja e shumë të tjerëve, në mes të ditës duke rrezikuar edhe shumë banorë të Lagjes së Spitalit, është tragjedi që i prekë të gjithë.

Ai tutje ka ftuar organet e rendit, që të angazhohen pa ndalë deri në gjetjen e motiveve dhe dorasve të kësaj vrasjeje, duke kërkuar që të njëjtit të marrin dënimin meritor.

“Ngushëllime për familjen që humbën familjarin e tyre dhe lutemi për shëndetin e të plagosurve. Kosova nuk do të lejojë ngjarje të tilla. Ne kemi forcuar në vazhdimësi institucionet e rendit dhe ligjit në vend dhe aktet e tilla kriminale nuk do të tolerohen”, ka shkruar ai.