Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka theksuar shumë të rëndësishme krijimin e menjëhershëm të policisë së kryeqytetit.
Pas rastit të mbrëmshëm në lokalin “Bon Vivant”, ku mbeti një i vrarë, tre të plagosur e 17 të lënduar, Haradinaj ka thënë se organet duhet të ndërmarrin veprime të shpejta.
“Organet e rendit dhe ligjit të ndërmarrin të gjitha masat për ndëshkimin e fajtorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë, por si hap i parë i parandalimit të rasteve të tjera të ngjashme, që edhe mund të përsëriten, është krijimi i menjëhershëm i Policisë së Kryeqytetit!”
Haradinaj ka shtuar se rasti i së premtes e shtron urgjencën që të zbatohet Ligji për Kryeqytetin.
“Kur është miratuar Ligji për Kryeqytetin, njëra prej pjesëve më të rëndësishme të tij, ka qenë krijimi i Policisë së Kryeqytetit. Ngjarja tragjike e natës së mbrëmshme në një lokal në Prishtinë, me përmasa shqetësuese e pasoja të rënda, shumëfish e shtron nevojën e zbatimit të këtij Ligji dhe krijimin e Policisë së Kryeqytetit”.
E krijimin e policisë së kryeqytetit e ka kërkuar edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. Ai të shtunën ka takuar drejtorin e Policisë për rajonin e kryeqytetit për të diskutuar hapat për krijimin e policisë.
-
Salihu: Kërkesa për krijimin e policisë së kryeqytetit shkon deri në nivel të injorancës
-
Haradinaj përshëndet aksionin e Policisë në Gjakovë, kërkon dyfishim të pagave të policëve
-
Haradinaj: Kriminelët po trimërohen nga amnistimi i sjelljeve kriminale të shefit të shtetit
-
Krasniqi pas vrasjeve: Shteti duhet të zgjohet
-
Formimi i Policisë së Kryeqytetit, nevojë imediate sipas ekspertëve