Kryeministri i vendit, rrahjen brutale të dy të rinjve shqiptarë në Novi Sad e ka cilësuar si “të pashembullt”.
Ramush Haradinaj, në një postim në Facebook, thotë se “sulmi mbi dy udhëtarë shqiptarë dëshmon se lëvizja e lirë në shtetin serb nuk është e garantuar dhe çdo akt dhune është larg vlerave evropiane”.
“Derisa Çlirim Maloku po lufton për jetë, nga lëndimet e marra, një shtet që negocion për anëtarësim në BE duhet të ndërmerr veprime të shpejta për ta zbardhur rastin”, ka shkruar Haradinaj, raporton Koha.net.
Dy të rinjve shqiptarë, kreu i ekzekutivit kosovar u ka uruar shërim sa më të shpejtë, ndërsa kërkoi që sulmuesit të sillen para drejtësisë dhe të marrin ndëshkimin meritor.
Artikuj të ngjashëm
-
LDK e PSD reagojnë pas rrahjes së dy të rinjve shqiptarë në Serbi
-
MPJ dënon dhunën ndaj dy të rinjve shqiptarë në Novi Sad
-
Haradinaj: Sulmi terrorist në veri, goditje e rëndë mbi paqen dhe stabilitetin
-
Haradinaj kërkon që e hëna të shpallet ditë zie në Kosovë në nderim të viktimave
-
Haradinaj: I tronditur nga ngjarja e sotme në Kroaci