Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj uron besimtarët islamë për festën e Bajramit të Vogël

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar të gjithë qytetarët e besimit islam për festën e Bajramit të Vogël.

Ai përmes rrjetit social, Facebook, ka uruar që këto momente feste, të forcojnë njerëzoren tek secili, dashurinë ndaj njëri-tjetrit dhe sakrificën si çmim.

Ja postimi i plotë:

Të gjithë qytetarëve të besimit islam, gëzuar Festa e Bajramit të Vogël! Këto momente feste, na e forcojnë njerëzoren në ne, dashurinë ndaj njëri tjetrit, dhe sakrivicën si çmim! Besimi në hyjnoren gjithmonë ka qenë në shërbim të njerëzores, prandaj le të na shërbejë kjo festë, për ta parë se sa jetike për ne është dashuria ndërmjet nesh, toleranca ndaj të ndryshmëve, dhe paqja e përbotshme. E gëzofshi me fat Bajramin e Vogël!

Artikuj të ngjashëm