Prijësi i listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është fituese në këto zgjedhje.
Haradinaj ka thënë para mediave se ajo që dijnë është një trend i votës kah VV-ja, ndërsa partia e tij, AAK, ka rreth 10 për qind, në bazë të parashikimeve të tyre.
“Faleminderit prej qytetarëve për pjesëmarrje edhe pse në një kohë të vështirë. Në pjesën e parë të numërimit hetohet një orientim kah VV-ja dhe konstatohet një fitore. Shfrytëzoj rastin t'i uroj VV-së dhe të gjitha partive, ajo çka shohim në numërimin e rreth 10 për qind të votave të numëruara, janë rreth 10 për qind. Përputhet edhe me pritjet tona. E dimë që ky proces kaq i mirë tani ndodhet në përgjegjësinë e komisionerëve dhe vëzhguesve”, ka thënë ndër tjera Haradinaj.
-
Haradinaj për rezultatin e zgjedhjeve: Kosova do të dobësohet e do të fitojnë armiqtë e saj
-
Haradinaj: Kemi 8 për qind apo 9 ulëse në Kuvend, duam koalicion me PDK-në e LDK-në
-
Haradinaj: Zgjedhjet i fitoi opozita, mezi pres të bashkëpunojmë për krijimin e Qeverisë
-
Haradinaj: AAK-ja është fituesja e zgjedhjeve
-
Haradinaj i sheh lëvizjet e VV-së si “pafuqi për t’u përballur me integrimin e veriut”