Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se arrestimi i gjashtë gylenistëve ka elemente të paqarta.
Haradinaj, gjithashtu ka thënë se nuk ka qenë i informuar nga asnjë institucion vendor për ndalimin dhe deportimin e tyre në Turqi, prandaj ka thënë se do të veprojë në përputhje me përgjegjësitë ligjore lidhur me këtë veprim.
Postimi i Haradinajt në Facebook:
Sot përmes një operacioni të ndërmarrë nga AKI në bashkëpunim me Policine e Kosovës janë ndaluar dhe deportuar 6 qytetarë turq. Ka disa elemente që e bëjnë të paqartë këtë operacion deri te urgjenca e deportimit.
Si Kryeministër i Kosovës, duke mos qenë i informuar nga asnjë institucion vendor për ndalimin dhe deportimin e tyre, do të veproj në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore lidhur me këtë veprim dhe paqartësitë rreth këtij veprimi.
-
Lëvizje të shtuara në ndërtesën e Qeverisë pas arrestimit të 6 gylenistëve
-
Haradinaj kërkon nga ministri Sefaj, Tahiri, AKI-ja dhe Policia raport të detajuar në lidhje me gylenistët
-
Dorëzimi i vitit – Gylenistët
-
Ambasadorja e Turqisë tregon kur ka marrë vesh për deportimin e gjashtë gylenistëve nga Kosova
-
Ambasadorja e Turqisë tregon kur ka marrë vesh për deportimin e gjashtë gylenistëve nga Kosova