Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, ka kërkuar sqarime të detajuara nga institucionet përgjegjëse në lidhje me arrestimin e gjashtë shtatasve turq në Kosovë.
Më poshtë mund ta lexoni në plotë njoftimin nga Kryeministria:
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pas operacionit të ndërmarrë nga AKI në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ku janë ndaluar dhe deportuar 6 qytetarë turq, në përputhje me përgjegjësit e tij kushtetuese dhe ligjore ka kërkuar raportim nga Drejtori i AKI –së, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, ministri i Punëve të Brendshme dhe ministri i Drejtësisë, me kërkesën siç vijon:
“Kërkoj nga ju, që në përputhje me përgjegjësitë tuaja Kushtetuese dhe Ligjore, raportim të plotë dhe të saktë lidhur me rastin e ndalimit dhe deportimit të gjashtë qytetarëve turq nga Kosova. Pse u revokuan lejeqëndrimet e tyre? Pse u bë ndalimi i tyre? Pse janë deportuar me urgjencë dhe në fshehtësi?”.
-
Lëvizje të shtuara në ndërtesën e Qeverisë pas arrestimit të 6 gylenistëve
-
Haradinaj thotë të mos ketë qenë i informuar për ndalimin dhe deportimin e gylenistëve
-
Dorëzimi i vitit – Gylenistët
-
Krejt çka tha Haradinaj para Komisionit Hetimor për dëbimin e gjashtë shtetasve turq
-
Fillon intervistimi i Haradinajt për gylenistët, shtyhet ai i Thaçit