Ndonëse nga shumëkush ishte konsideruar si qendra koordinuese e dëbimit të gjashtë shtetasve turq, ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivlicim Kiliq thotë të jetë informuar nga mediat për këtë rast, raporton KTV.
E pyetur për deklaratat e kryeministrit Haradinaj që deportimin e quajti veprim të gabuar, ajo nuk është ndalur shumë, duke i konsideruar si pjesë të debatit të brendshëm.
Në një prononcim të rrallë për ngjarjen e muajit të kaluar, Kiliq e ka vlerësuar si të mirë bashkëpunimin me institucionet e Kosovës.
“Jemi të kënaqur me bashkëpunimin në çështjet e sigurisë ndërmjet dy shteteve. Një ditë Kosova bashkëpunon me Turqinë, tjetrën ditë Turqia ndihmon Kosovën, kështu që është bashkëpunim reciprok.” ka thënë ajo.
-
Ambasadorja e Turqisë tregon kur ka marrë vesh për deportimin e gjashtë gylenistëve nga Kosova
-
Haradinaj thotë të mos ketë qenë i informuar për ndalimin dhe deportimin e gylenistëve
-
Prokuroria interviston numër të madh të dyshuarish për dëbimin e shtetasve turq
-
Sot seancë e jashtëzakonshme për rastin e dëbimit të shtetasve turq
-
Zvicra kërkon mos pengimin e hetimeve për dëbimin e “gylenistëve” nga Kosova