Një ditë pasi dy senatorët amerikanë kërkuan sakrifikim nga Kosova dhe Serbia për arritjen e marrëveshjes mes dy vendeve, kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj, ka thënë se amerikanët nuk i kërkuan kompromis.
Ai ka thënë se kushdo që i fiton zgjedhjet, nuk duhet të hyjë në obligime të gabuara me Serbinë, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë, në një diskutim të organizuar nga Riinvesti, kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj, ka akuzuar PDK-në se e ka kapur shtetin, pavarësisht se me këtë parti ka bashkëqeverisur për dy vjet.
Përgjegjëse për situatën në vend e ka lënë edhe LDK-në.
Kryetari i AAK-së ka folur edhe për listën e kësaj partie për deputetë.
Ka shtuar se me ligj, nuk ndalohet kandidimi i personave me aktakuza dhe se AAK-ja nuk do t’ia mohojë askujt këtë.