Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur deklaratën e Kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila ka thënë se Evropa do të jetë e bashkuar në tërësi, atëherë kur vendet e Ballkanit Perëndimor do të jenë pjesë e Bashkimit Evropian.
"E përshëndes kancelaren Merkel për riafirmimin e Ballkanit Perëndimor dhe perspektivës së zgjerimit që bëri nga qyteti hungarez i Sopronit. Bashkimi Evropian do të jetë më i fortë dhe më tepër prosperues kur t’i përqafojë të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Haradinaj në Twitter.
“Kosova është gati”, përfundoi kryeministri në dorëheqje.
Lexo edhe: Merkel: Evropa bashkohet kur të përfshijë Ballkanin Perëndimor
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj: Pranimi i aplikimit të Kosovës për anëtarësim në KiE hap i mbarë, por proces i vështirë
-
Haradinaj: Pranimi i Planit franko-gjerman e arritur e madhe
-
Haradinaj i bindur se me kryesimin e presidencës së BE-së nga Gjermania, Kosova liberalizohet
-
Haradinaj: Qëndrimi i Gjermanisë për mosndryshim të kufijve është tejet i rëndësishëm
-
Haradinaj uron Merkelin: Me fat që ju kemi aleat