Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një takim me drejtoreshën regjionale të UNICEF-it, për Evropë dhe Azi Qendrore dhe Koordinatore Speciale për Refugjatët dhe Migrantët në Evropë, Afshan Khan, ka thënë se fëmijët janë prioritet i agjendës qeverisëse të tij.
“Fëmijët janë prioriteti më i rëndësishëm i agjendës qeverisëse, andaj ne po punojmë për sigurimin e një mjedisi me edukim të mirëfilltë, mbrojtës dhe pa dhunë për të gjithë fëmijët e Kosovës, pa dallim”, ka thënë Haradinaj në këtë takim.
Haradinaj po ashtu theksoi se edukimi dhe mbrojtja e fëmijëve është investim i drejtpërdrejtë në të ardhmen, mirëqenien dhe zhvillimin ekonomik e social në përgjithësi.
Drejtoresha regjionale e UNICEF-it për Evropë dhe Azi Qendrore dhe Koordinatore Speciale për Refugjatët dhe Migrantët në Evropë,Khan, e njoftoi Haradinajn për punën e UNICEF-it në edukim dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Kosovë, me qëllim të përmirësimit të mirëqenies së tyre.
-
Haradinaj: Fëmijëve do t'iu garantojmë rritë të qetë dhe të lirë
-
Haradinaj: Shkollat duhet të zhvillojnë betejat kundër ekstremizmit
-
Haradinaj kërkon zbatimin e konventave për të drejtat e fëmijëve
-
Haradinaj: Kemi zero tolerancë për dhunën ndaj fëmijëve
-
Haradinaj: Dhuna ndaj fëmijëve është shqetësuese, vdekja e 12 vjeçarit na trishtoi të gjithëve