Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj kërkon zbatimin e konventave për të drejtat e fëmijëve

Kryeministri Ramush Haradinaj në tryezën e organizuar nga Koalicioni i OJQ-ve për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve ne tryezën ku është prezantuar Indeksi për Mbrojtjen e Fëmijëve, ka thënë se Kosova është e përcaktuar që të zbatojë konventat për të drejtat e fëmijëve.

Ai ka përmendur edhe faktin që ligji për mbrojtjen e fëmijëve është në proces të hartimit, por sipas tij, jo gjithçka përfundon me miratim të ligjeve.

Haradinaj ka thënë se ligjet duhet të zbatohen. Sipas tij duhet një vetëdijesim i madh në të gjitha nivelet shoqërore për të drejtat e fëmijëve.