Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, për Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve ka qenë në një orë mësimore me nxënësit e Shkollës Fillore “Faik Konica” në Prishtinë.
Kryeministri Haradinaj i është përgjigjur të gjithave duke thënë se edhe Kosova, ashtu si ata, ka detyra shtëpie të cilat duhet t’i kryejë në mënyrë që të vazhdojë e sigurte në rrugën evropiane të saj. përcjell ksp.
Shefi i ekzekutivit kosovar ka ftuar nxënësit që të mësojnë dhe të vijojnë procesin e nxënies së dijes çdo ditë, pasi gjërat do të ndryshojnë në të ardhmen dhe do të ketë punë për të gjithë të diplomuarit.
“Të angazhohemi bashkë në respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithë fëmijëve pa dallim, dhe Kosovën do ta bëjmë vendin e mundësive të mëdha ku fëmijët do të realizojnë ëndrrat e tyre, dhe nga Kosova të arrijnë majat e suksesit”, deklaroi Haradinaj.
-
Kurti: Fëmijët e sotëm janë ata që nesër do të ndërtojnë institucione të reja
-
Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve shënohet me aktivitete të larmishme në Prishtinë
-
Kosova shënon ditën e fëmijëve, bëhet thirrje për mbrojtjen e tyre
-
Haradinaj në Qendër të Studentëve: Nuk kam ardhur më herët sepse tash më ka rënë në mend
-
Haradinaj: Kosova po shndërrohet në partner serioz për paqe e prosperitet