Kryeministri Ramush Haradinaj po merr pjesë në konferencën në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të fëmijëve me temë “Çdo Ditë është 1 Qershori”, njofton kumtesa qeveritare,
Konferenca u organizua nga Zyra për Qeverisje të Mirë e Zyrës së Kryeministrit në bashkëpunim me Organizatat Syri i Vizionit dhe Save the Children zyra në Kosovë.
“Jemi të vetëdijshëm për realitetin tonë dhe nuk është një realitet më i miri, i kemi disa probleme bazike, por, fëmijëve do t’iu garantojmë dhe sigurojmë një rritje sipas të gjitha konventave ndërkombëtare, që të rriten të qetë dhe të lirë”, tha me këtë’ rast Haradinaj, transmeton Koha.net.
Duke treguar një ndodhi të tijën me një fëmijë, i cili kujdesej për ambientin, ai i porositi të gjithë fëmijët që të luftojnë për një ambient të pastër.
“Nuk ka asgjë në jetë më mirë sesa të kujdesemi për ambientin ku jetojmë”, tha Haradinaj.
-
Për Ditën e Fëmijëve, Haradinaj me nxënës të shkollës “Faik Konica”
-
Haradinaj thotë se fëmijët janë prioritet i qeverisë
-
Haradinaj kërkon zbatimin e konventave për të drejtat e fëmijëve
-
Haradinaj: Kemi zero tolerancë për dhunën ndaj fëmijëve
-
Kurti: Jemi të përkushtuar për mjedis mbrojtës për fëmijët