Kryeministri Ramush Haradinaj, në konferencën “Edukimi, çelës për t’u përballur me ekstremizmin dhe radikalizmin online” që është organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka thënë se “është më mirë të flasim direkt e të t’i themi ato që na brengosin, bëhet fjalë për fëmijët edhe është lufta për fëmijë”.
“Dikush i synon fëmijët tanë, fëmijët e këtij vendi si luftëtar të vet, kush është ai dikush, janë ata që i mësojnë fëmijët që të vegjël që të bëhen të nesërmen vetëvrasës edhe që i mësojnë që dikur të vrasin të tjerët, fëmijët e tjerë. Edhe kur është më lehtë të merren kur ende janë fëmijë. Nuk po flasim për asgjë tjetër vetëm për një luftë për të na i marr fëmijët”, ka thënë Haradinaj, raporton KTV.
“Nuk guxojmë t’i mbyllim sytë, nuk guxojmë të pranojmë që ne të jemi fushëbeteja e atyre që vinë të na i marrinë fëmijët. Qëllimi i Kosovës është që tu themi stop, depërtimit, mbërritjes, marrjes së fëmijëve tanë. Dikur është vonë nëse se bëjmë në kohë. Pikërisht janë shkollat ku duhet të zhvillohen betejat”.
-
Haradinaj thotë se Kosova po e lufton ekstremizmin, por ka akoma punë për të bërë
-
Haradinaj thotë se fëmijët janë prioritet i qeverisë
-
Haradinaj: Nxënësve duhet t’u sigurohen libra falas e jo t’u komplikohet jeta me procedurat e aplikimeve
-
Haradinaj: Dhuna ndaj fëmijëve është shqetësuese, vdekja e 12 vjeçarit na trishtoi të gjithëve
-
Për Ditën e Fëmijëve, Haradinaj me nxënës të shkollës “Faik Konica”