Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj: Të gjithë qytetarët të përfshihen brenda një sistemi energjetik

ramush haradinaj, freedom house, raporti, krim i organizuar

Të gjithë qytetarët e Kosovës pavarësisht etnisë, duhet të jenë të përfshirë në një sistem unik energjetik dhe t’i respektojnë rregullat e tregut, ka thënë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Sipas Haradinajt, ekzekutivi që nga marrja e mandatit ka pasur mundësinë të përfshijë edhe qytetarët e veriut të vendit në sistemin energjetik të Kosovës.

"Të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht etnisë, duhet të jenë të përfshirë në një sistem unik energjetik dhe t’i respektojnë rregullat e tregut. Kosovës ia siguruam pavarësinë energjetike që vite më parë dhe kjo falë përpjekjeve të vazhdueshme dhe aspak të lehta. Prandaj, qeveria e tanishme i ka pasur të gjitha predispozitat që nga fillimi i mandatit të saj, të përfshijë qytetarët e veriut të vendit, në sistemin energjetik të Kosovës, njëherësh që ata të paguajnë për shërbimet që i gëzojnë", ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Sipas tij, çdo shtyrje në zbatimit të kësaj normative, ka kosto të papërballueshme.

"Për këto arsye, çdo shtyrje e zbatimit të kësaj normative, jo vetëm që është e vonuar por edhe me kosto të papërballueshme. Çështjet teknike administrative nuk duhet të shndërrohen në probleme politike”, ka thënë ai.

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka thënë se Kosova ёshtё shumё afёr finalizimit tё dakordimit pёr nisjen e zbatimit tё udhërrëfyesit tё energjisë, qё synon vendosjen nё binarё tё problematikёs sё furnizimit dhe pagesёs sё energjisё nё katër komunat nё veri tё vendit.

Edhe Haradinaj: Kosova ka nevojë për rrymë të sigurt, të qëndrueshme dhe të përballueshme Zgjedhjet 2025 Haradinaj: Kosova ka nevojë për rrymë të sigurt, të qëndrueshme dhe të përballueshme

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo është njё problem qё ёshtё krijuar, mirёmbajtur dhe trashëguar tutje nga tё gjitha qeveritё e deritanishme.

“Në lidhje me zhvillimet, deklarimet dhe raportimet e fundit, më lejoni t‘iu njoftoj dhe siguroj se: - Çdo dakordim eventual ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbi çështjen e energjisë, nuk do ndryshojë as edhe njё presje pёrtej asaj qё tashmë është dakorduar nё Bruksel nё vitet 2013 dhe 2015. - Nё emёr tё Kosovёs, negocion vetёm Qeveria e Republikёs sё Kosovёs”, ka thënë ai.