Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në kuadër të Samitit të Investimeve të Ballkanit Perëndimor, zhvilloi një takim me presidentin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Suma Chakrabarti, ku u bisedua për bashkëpunimin e mëtejmë ndërmjet Kosovës dhe BERZH-it, si dhe për projektet konkrete që do të përkrahen nga ky institucion financiar ndërkombëtar, bëhet me dije përmes një njoftimi për media të Zyrës së Kryeministrisë.
Sipas njoftimit, kryeministri Haradinaj, njoftoi presidentin Chakrabarti për të arriturat e Qeverisë, duke theksuar përkushtimin për zhvillim ekonomik, përmirësimin e ambientit të të bërit biznes dhe investimeve të huaja në Kosovë.
“Me këtë rast, kryeministri Haradinaj vlerësoi kontributin e BERZH-it për Kosovën, në këto 5 vjetët që kur Kosova u bë pjesë e këtij institucioni, duke theksuar se është e nevojshme përkrahja për përmirësimin dhe ndërtimin e infrastrukturës hekurudhore, që do ta ndërlidhnin Kosovën me rajonin, përfundimin e autostradës Prishtinë-Shkup, përkrahja për ndërtimin e impianteve për trajtimin e ujërave të zeza, por edhe interesimin që Kosova të ketë qasje në gaz-sjellësin Trans Adriatik”, thuhet në njoftimin për media.
Kryeministri Haradinaj kërkoi nga drejtuesit e BERZH-it që të përkrahin më shumë sektorin privat dhe projektet inovative të vendit.
Presidenti i BERZH-it, Suma Chakrabarti, vlerësoi përkushtimin dhe reformat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës në fushën e zhvillimit ekonomik. Me këtë rast, presidenti Chakrabarti, tha se BERZH-i e konsideron Kosovën partner afatgjatë, duke ofruar mbështetjen e institucionit që drejton në funksion të zhvillimit të projekteve konkrete në Kosovë.
Në takim me Presidentin e BERZH-it, kryeministri Haradinaj u shoqërua nga zëvendëskryeministri Dalibor Jevtiq, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
-
Haradinaj thotë se BERZH-i konfirmoi mbështetjen për projekte që zhvillojnë ekonominë në Kosovë
-
Në mot, Kosova merr 120 milionë euro nga BERZH-i
-
Kurti diskuton me drejtorin rajonal të BERZH-it për mundësitë e reja të bashkëpunimit
-
BERZH rrit investimet në Kosovë nga 52 në 100 milionë euro
-
Hamza në takim me presidentin e BERZH-it, bashkëpunimi me Kosovën do të thellohet