Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në margjina të takimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, sot në Durrës ka zhvilluar takim me presidentin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Suma Chakrabarti, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.
Gjatë takimit, Haradinaj u njoftua nga presidenti Chakrabarti se në vitin e ardhshëm fondet për Kosovën, nga 70 milionë do të rriten në 120 milionë euro dhe do të fillojë realizimi i unazës së Prishtinës dhe projektet tjera infrastrukturore të prezantuara në shkurt në Samitin e Londrës që kanë të bëjnë me infrastrukturën e qyteteve të tjera të Kosovës.
Presidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Suma Chakrabarti, duke vlerësuar progresin e Kosovës, tha se BERZH-i do të vazhdojë mbështetjen e projekteve të cilat ndihmojnë zhvillimin ekonomik të vendit.
-
Haradinaj thotë se BERZH-i konfirmoi mbështetjen për projekte që zhvillojnë ekonominë në Kosovë
-
Haradinaj takon presidentin e BERZH-it, i kërkon përkrahje më të madhe për projektet inovative
-
BERZH rrit investimet në Kosovë nga 52 në 100 milionë euro
-
Hamza në takim me presidentin e BERZH-it, bashkëpunimi me Kosovën do të thellohet
-
Kosova e përkushtuar të vazhdojë partneritetin me BERZH-in në projektet më të rëndësishme të vendit