Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka shprehur keqardhjen e tij në lidhje në lidhje me sulmin që ka ndodhur mbrëmë në New York.
Haradinaj në një postim në Facebook ka thënë se populli dhe Qeveria e Kosovës ndajnë dhimbjen me familjarët e viktimave dhe popullin amerikan.
Postimi i Haradinajt në Facebook:
Sulmi i egër mbi jetët e pafajshme njerëzore në New York City është krim i pafalshëm i atyre që nuk e duan lirinë.
Populli dhe Qeveria e Kosovës ndajnë dhimbjen me familjarët e viktimave dhe popullin amerikan dhe qëndrojnë fuqishëm në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përballje me të keqën.
Artikuj të ngjashëm
-
Qeveria e Kosovës rikujton me nderim 17 vjetorin e 11 Shtatorit
-
Haradinaj: Kosova i qëndron pranë SHBA-së përballë të keqes globale
-
Ministri Pacolli dënon sot sulmin e pardjeshëm në New York
-
Haradinaj: Egërsia dhe barbaria sot kanë shkaktuar shumë vuajtje në Las Vegas
-
Haradinaj: Krenarë me reagimin e institucioneve të sigurisë në Amerikë