Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dënuar sulmin në Las Vegas duke u solidarizuar me kombin amerikan.
“Jam i tronditur nga lajmet që vijnë nga Las Vegas-i dhe Amerika, ku nga një sulm barbar, mbetën të vrarë dhjetëra dhe u plagosën qindra amerikane dhe amerikanë. Ndaj dhembjen time dhe të familjes sime, me familjet e viktimave; Ndaj dhembjen e popullit kosovar dhe të Qeverisë që unë e drejtoj, me kombin krenar amerikan dhe me Qeverinë e ShBA-së”, ka thënë Haradinaj.
“Egërsia dhe barbaria sot kanë shkaktuar shumë vuajtje në Las Vegas, prandaj në këtë dhimbje qëndrojmë së bashku me familjet e viktimave dhe me SHBA-në”.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj: Sulmi i egër në New York, krim i pafalshëm
-
Thaçi: Kosova mban zi për viktimat në Las Vegas
-
Haradinaj për vrasjen në Prishtinë: Aktet e tilla kriminale nuk do të tolerohen
-
Haradinaj pas sulmit në El Paso: Lutjet e Kosovës janë me viktimat dhe familjarët
-
Haradinaj: Nuk do të lejojmë që masakrat të kalojnë pa u dënuar