Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas sulmit në New York, nga i cili mbetën të lënduar katër persona.
Në profilin e tij në Facebook, Haradinaj është shprehur i tronditur.
“I tronditur me shpërthimin në New York dhe lëndimin e disa qytetarëve të atjeshëm. Aktet e këtilla terroriste na rikujtojnë tërë kohën përgjegjësinë që ne të gjithë kemi për paqen, demokracinë dhe sigurinë. Kosova i qëndron pranë SHBA-së dhe popullit amerikan përballë të keqes globale”, ka shkruar Haradinaj.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj: Krenarë me reagimin e institucioneve të sigurisë në Amerikë
-
Qeveria e Kosovës rikujton me nderim 17 vjetorin e 11 Shtatorit
-
Haradinaj i tronditur me sulmin në Kabul: Kosova qëndron përkrah botës kundër terrorizmit
-
Haradinaj: Sulmi i egër në New York, krim i pafalshëm
-
Liderët kosovarë reagojnë për shpërthimin vdekjeprurës në Stamboll