Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se është i tronditur nga sulmi terrorist në Kabul, ndërsa thotë se Kosova qëndron fuqishëm përkrah botës në luftën kundër terrorizmit.
Mbi 100 persona kanë vdekur nga një sulm vetëvrasës me bombë që ndodhi dje në Kabul, transmeton Koha.net.
“I tronditur nga sulmi terrorist në Kabul, që mori dhjetëra jetë të pafajshme dhe la qindra të plagosur. Lutjet e mia janë me të gjithë të prekurit nga ky sulm barbar. Kosova qëndron fuqishëm përkrah botës në luftën kundër terrorizmit”, ka shkruar Haradinaj.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj: Kosova i qëndron pranë SHBA-së përballë të keqes globale
-
Haradinaj: Krenarë me reagimin e institucioneve të sigurisë në Amerikë
-
Haradinaj: Sulmi terrorist në veri, goditje e rëndë mbi paqen dhe stabilitetin
-
Liderët kosovarë reagojnë për shpërthimin vdekjeprurës në Stamboll
-
Bideni paralajmëron se një tjetër sulm do të ndodhë në Kabul të dielën