Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka thënë se shkarkimi i kryeministrit Albin Kurti, është urgjencë kombëtare.
Sipas tij Kurti është kapur në mashtrim e është zhytur në korrupsion. Ai në një status në Facebook ka shkruar se Kurti “po kërkon shpëtim te kriminelët në veri”.
“I zbuluar dhe i kapur në mashtrim. I humbur në qeverisje dhe i pashpresë për ekonomi, arsim e shëndetësi; I zhytur në korrupsion dhe i kapur në hajni; I pabesueshëm për aleatët euroatlantikë; I kapur në pabesi dhe i dënuar prej tyre, Kurti po kërkon shpëtim te kriminelët në veri; S'e shpëtojnë as ata, s'e ka drejtësi për të gjithë dhe ka për të pasur për popullin e shumëvuajtur të Kosovës edhe nga e keqja Kurti. Prandaj shkarkimi i Kryeministrit dhe Qeverisë, është urgjencë kombëtare!”, ka shkruar Haradinaj.
-
Haradinaj akuzon Kurtin për tradhti ndaj besimit të qytetarëve
-
Haradinaj: E mbështesim nismën për shpërbërjen e Kuvendit vetëm pas dorëheqjes së Kurtit
-
Haradinaj: Kurti të dorëhiqet dhe t’ia kthejë mandatin popullit
-
Haradinaj përmend një “qeveri të unitetit kombëtar” përfshirë edhe VV-në, por pa Kurtin
-
Haradinaj: Mocioni për shkarkimin e Kurtit – interes kombëtar