Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se pra pa nismës për shpërbërje të Kuvendit qëndron Albin Kurti.
“Është aktualizuar së fundmi një nismë për shpërbërjen e Parlamentit. S'ka asnjë mëdyshje se prapa kësaj nismë është kryeministri. Duket që po i rrëshqet toka nën këmbë dhe dëshpërimisht po e kërkon shpëtimin e vet. Në këtë prizëm duhet parë edhe insistimi i tij që pas tre vjet qeverisjeje, më në fund kërkon takim me liderët e opozitës, në mos ata po bëhen shpëtimtarët e tij”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Haradinaj ka shkruar se AAK-ja do ta mbështeste këtë nismë vetëm nëse Kurti jep dorëheqje.
“Sidoqoftë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të mund ta mbështeste shpërbërjen e Parlamentit, vetëm pas dorëheqjes apo shkarkimit të Kryeministrit. Në situatën në të cilën jemi aktualisht, të gjitha dështimet e Kosovës, brenda dhe jashtë, e kanë vetëm një emër - Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti!”, ka shkruar Haradinaj.
-
Haradinaj-Krasniqit: Rrugëdalja nga kriza është platforma e përbashkët për qeverisje pa Kurtin
-
PDK pro shpërndarjes së Kuvendit, LDK e AAK duan dorëheqje ose shkarkim të Qeverisë
-
Tahiri: Shpërbërja e Kuvendit vetëm pas shkarkimit apo dorëheqjes së Kurtit
-
Haradinaj i kërkon Osmanit të deklarohet për mundësinë e shpërbërjes së Kuvendit
-
Haradinaj: Shkarkimi i Kurtit, urgjencë kombëtare