Edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, bëri homazhe te varrezat e dëshmorëve në Koshare dhe në tubimin përkujtimor, në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Shqipes”, për nder të betejës së Koshares.
Haradinaj tha se shembja e kufirit ndërshqiptar në Koshare i ka ndërruar rrjedhën historisë dhe është dëshmi se shqiptarët asnjëherë nuk e pranojnë robërinë.
“Në ecjen tonë deri në liri kemi parë tmerre të panumërta, por kemi parë edhe trimëri të papërsëritshme. Lufta çlirimtare, ëndrrën e shumë brezave për liri, e bëri realitet. Falë gjakut të atyre që u flijuan, ky shekull është i shqiptarëve të bashkuar e të integruar në familjen e popujve të lirë”, ka thënë Haradinaj.
“Përulemi sot para të gjithë dëshmorëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani”, brigada që në memorien shtetërore të Kosovës është kurorë lavdie, e unitetit dhe guximit shqiptar. Lavdi e përjetshme!”, përfundoi Haradinaj.
-
Beteja e Koshares vlerësohet si momenti më krenar në historinë e Kosovës
-
Haradinaj: Pa luftën e Koshares, s'do të ishte lufta për liri
-
Thyerja e kufirit ndërshqiptar i dha tjetër epilog luftës
-
Krerët politikë bëjnë homazhe në Koshare
-
Haradinaj: Beteja e Koshares një moment vendimtar në luftën e UÇK-së