Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar sërish ndaj Qeverisë Kurti për masat anti-COVID, që sipas tij janë të pakuptimta.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj i ka kujtuar kryeministrit Albin Kurti deklaratën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e cila vlerëson se ndalimi i udhëtimit nuk e parandalon përhapjen e virusit.
“Organizata Botërore e Shëndetësisë del me vlerësimin se ndalimi i udhëtimeve nuk e parandalon përhapjen e virusit e Qeveria jonë i bllokon shqiptarët me hy në Kosovë, e ata që janë brenda i mbyll me orë policore në shtëpi! Zbrit në tokë o kryeministër”, ka shkruar Haradinaj.
Sipas masave të reja anti-COVID, hyrja në territorin e Kosovës lejohet vetëm për personat që kanë tre doza të vaksinës anti-COVID dhe ata që kanë dy doza të vaksinës dhe testin PCR negativ.
-
Haradinaj Kurtit: Hiqe bllokadën në kufi sa nuk ta ka bërë populli bllok ty
-
Haradinaj kundër masave të reja anti-COVID: Qeveria po u bie në qafë qytetarëve
-
Haradinaj kritikon Kurtin, disa ministra dhe deputetë largohen nga salla
-
Haradinaj dyshon se PDK-ja e LDK-ja e kanë seriozisht rrëzimin e Qeverisë Kurti
-
Haradinaj: Ikja e Qeverisë nga përgjegjësia solli sanksionet