Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur gabim të rëndë të Qeverisë Kurti, vendimin për hyrjen në Republikën e Kosovës me tri vaksinat anti-COVID.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Haradinaj tha se këtë masë nuk e ka aplikuar asnjë nga shtetet fqinje, teksa kërkoi nga kryeministri Albin Kurti që ta heqë këtë bllokadë.
“Vendim arbitrar e i dëmshëm ndalimi në kufi i qytetarëve që nuk i kanë tri vaksina. Me këtë vendim bllokohen kryesisht shqiptarët. Këtë masë nuk e ka aplikuar asnjëri nga shtetet fqinje. Ky është gabim i rëndë i qeverisë, që nuk mund të arsyetohet me asgjë. Prandaj hiqe bllokadën Kryeministër”, ka shkruar ai.
Haradinaj më tej ka pretenduar se ka marrë shumë mesazhe prej miqve nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës, të cilët sipas tij, ankohen për mbylljen e kufirit.
Kërkesën e tij drejtuar Kurtit për ta rishqyrtuar këtë masë, duke e lehtësuar hyrjen brenda territorit të Kosovës, Haradinaj e bëri duke I thënë kreut të Qeverisë “hiqe bllokadën sa nuk ta ka bërë populli bllok ty!”.
-
Haradinaj sërish kundërshton masat e reja anti-COVID: Zbrit në tokë o kryeministër
-
Haradinaj: VV-ja shkeli vullnetin qytetar, zgjedhjet janë rruga për të dalë nga logjika e bllokadës
-
Haradinaj: Kurti e ka ndarë mendjen t’i bëjë keq Kosovës
-
Haradinaj: Kurti ka vendosur që ta vështirësojë jetën në Kosovë
-
Haradinaj: Më mirë të shkojmë zgjedhje, nuk është mirë me vonu pa kufi Kosovën