Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përsëritur qëndrimin e tij se taksa ndaj Serbisë përkundër presioneve të vazhdueshëm do të mbetet.
Ndërsa, sa i përket vazhdimit të dialogut, kreu i qeverisë ka kërkuar ndihmën e të gjithëve për të vazhduar atë, mirëpo pa u ndërlidhur me taksën.
Duke përmendur bashkëpunimin e Kosovës me SHBA-në, kreu i qeverisë tha se mënyra ma e mirë për t’i forcuar marrëdhëniet është që të arrihet njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.
“Mënyra për me dalë prej këtu ku jemi është njohja e Serbisë ndaj Kosovës”, tha ai, raporton kp.
Duke përmendur deklaratat e tij sa i përket ambasadores Vlora Çitaku, ai tha se në raste të caktuara ajo nuk i ka shprehur qëndrimet e sakta të Kosovës.
Këto deklarata kryeministri i bëri gjatë një vizite pune që kishte në komunën e Gjilanit.
Edhe
Haradinaj: Heqja e taksës bëhet vetëm kur Serbia ta njohë Kosovën
Kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri u shpreh se të gjitha partitë politike në Kosovë janë për dialog, mirëpo, ajo që dallon sipas tij është forma si duhet bërë.
Kurse, sa i përket komenteve të tij për korrigjim të kufijve, Haziri tha se qëndrimi i LDK-së dihet që Kosova e 17 shkurtit 2008 në këto rrethana do të mbetët e pa prekshme.