Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, iu bëri thirrje veteranëve që të enjten të protestojnë qetë e me dinjitet. Ai i bëri thirrje Qeverisë Kurti që ta tërheqë Projektligjin për pagën minimale, e në të “t’i përfshijë kategoritë e lirisë brenda tij”.
Haradinaj shkroi në Facebook të mërkurën se “është me interes që gabimi i bërë të korrigjohet”.
“Fatkeqësisht me miratimin në lexim të parë të Ligjit për pagën minimale, qeveria dhe shumica parlamentare, kanë shkelur të drejtat dhe dinjitetin e luftëtarëve të lirisë. Prandaj edhe protesta e veteranëve e thirrur për nesër është plotësisht e drejtë. Duke qenë në përkrahje të plotë të kësaj proteste, apeloj tek të gjithë, që të protestohet qetë e me dinjitet”, shkroi Haradinaj.
Për protestën e paralajmëruar nga shoqatat e dala nga lufta, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, deklaroi se veteranët kanë të drejtë të protestojnë, pasi sipas tij, protesta është legjitime.
-
Veteranët pezullojnë kundërshtimet për Ligjin për pagën minimale, presin Kushtetuesen
-
Haradinaj: Qeveria po na ngul thikë pas shpine, aty ku na dhemb më së shumti
-
Veteranët paralajmërojnë protestë, s’garantojnë nëse eskalon situata
-
Krasniqi: Kurti po e shpërfill UÇK-në
-
PDK-ja kërkon tërheqjen e projektligjit për pagën minimale