Ramush Haradinaj, kryeministri i Kosovës, është pritur me nderime të larta në Tiranë në vizitën e parë zyrtare në cilësinë e kryeministrit.
Haradinaj është pritur nga kryeministri shqiptar Edi Rama. Rama dhe Haradinaj parakaluan para Gardës Ceremoniale pas intonimit të të dy himneve, atij kombëtar dhe atij të Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë agjendën e Haradinajt është parashikuar takimi me Ramën, në “Pallatin e Brigadave”, ku do të bëhet edhe takimi përurues i Komisionit për organizimin e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, nën kryesinë e dy kryeministrave.
Po ashtu, kreu i Qeverisë së Kosovës pritet të zhvillojë takime edhe me presidentin Ilir Meta, kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe me kreun e opozitës, Lulzim Basha.{gallery}