Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka porositur kryeministrin Albin Kurti që sa i përket çështjes së sigurisë nuk duhet të ketë mospajtimet me partnerët, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Duke komentuar deklaratën e Kurtin se “me SHBA-në jemi partnerë, por s'pajtohemi çdoherë”, Haradinaj ka thënë se janë përpjekje dëshpëruese të kryeministrit për të fshehur mospajtimet e tij me partnerët në sferën e sigurisë.
“E para, Kosova është aleat në çështjet e sigurisë globale dhe kjo nuk mund të ndryshojë asnjëherë, pavarësisht se kush është në krye të qeverisë. Kjo është, jo vetëm përcaktim por edhe orientim i pandryshueshëm i yni. Deklaratat e Kryeministrit se, jo për gjithçka pajtohemi me Shtetet e Bashkuara, janë përpjekje dëshpëruese të tij për të fshehur mospajtimet e tij, pikërisht aty ku nuk duhet, në sferën e sigurisë. Për sigurinë, nuk mund të ketë as dallime e as mospajtime me partnerët! Siguria e Kosovës dhe Rajonit, garantohet vetëm duke qenë të bashkuar me aleatët, posaçërisht me ShBA dhe duke u bërë pjesë e NATO-s!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ditë më herët, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se zhvillimet e fundit rreth dinarit kanë ndikuar në cilësinë e partneritetit SHBA-Kosovë.
- Kurti: Me SHBA-në jemi partnerë, por s’do të thotë që pajtohemi çdoherë
-
Kurti: Me SHBA-në jemi partnerë, por s'pajtohemi çdoherë
-
Haradinaj: Albin Kurti nuk është më shpresa e Kosovës
-
Kurti takon zyrtarin e lartë amerikan: Kosova gjithmonë partnere e besueshme e SHBA-së
-
Kurti rreshtohet përkrah SHBA-së e BE-së lidhur me goditjen ndaj Iranit