Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një postim në Facebook ka reaguar rreth rastit që ka ndodhur pak më parë në Istog, me ç’rast Policët kanë vrarë një plaçkitës të një banke e me këtë rast ka mbetur i vdekur edhe një polic.
Haradinaj thotë se i polici i vdekur është Izet Demaj, për të cilin thotë se është shembull se si mbrohet jeta e qytetarëve, transmeton Koha.net.
“I tronditur nga vrasja e pjesëtarit të Policisë së Kosovës në Istog dhe ish ushtar i luftës sonë çlirimtare, Izet Demaj. Për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të marrur peng, gjatë plaçkitjes së një banke sot, pa menduar për veten e tij, fatkeqësisht ka humbur jetën. Izeti është shembull se si mbrohet jeta e qytetarëve. Ngushëllimet e mia më të thella për familjen Demaj dhe Policinë e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.
-
Izet Demaj është polici i njëzetë i vrarë në krye të detyrës
-
Haradinaj: Kriminelët nuk do ta marrin ligjin në dorë
-
Istogu i tronditur nga vrasja e policit dhe grabitësit
-
Haradinaj mohon se polici që kreu vrasjen në Gjilani ishte pjesë e mbrojtjes së tij, e lidh me pazaret për kufij
-
Haradinaj për vrasjen në Prishtinë: Aktet e tilla kriminale nuk do të tolerohen