Një person në tentativë për të plaçkitur, ka mbetur i vdekur si pasojë e gjuajtjes me armë nga Policia e Kosovës.
Mësohet se policët kanë qenë të detyruar të shtien në drejtim të tij, për arsye të rrezikimit të jetës së tyre, pasi i dyshuari kishte armë me vete.
Policia e Rajonit të Pejës ende nuk ka dhënë detajet për rastin.