Një person ka humbur jetën në Istog të shtunën, ndërsa ishte në pyll duke prerë dru.
Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës, viktima dyshohet se është goditur nga degët e lisit dhe ka marrë lëndime fatale.
Një person tjetër u lëndua dhe është dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës.
“Istog 11.11.2023-15:00. Raportohet se dy viktimat meshkuj kosovar, deri sa kanë qenë duke pre dru në pyll, gjatë rrëzimit të një lisi, janë goditur nga degët e lisit dhe si pasoj të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e njërit prej viktimave, ndërsa tjetri dërgohet në spitalin e Pejës për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.