Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj për krizën energjetike: Na presin ditë të rënda

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se mungesa e strategjisë së Qeverisë për t’i bërë ballë krizës energjetike gjatë sezonit së dimrit, mund të konsiderohet si alarm i kuq.

Ai shkroi të dielën në Facebook se mosndërtimi i kapaciteteve energjetike e refuzimi i gazit amerikan janë paralajmërim për ditë të rënda.

“Heqja dorë nga ndërtimi i kapaciteteve energjetike me thëngjill, në kohën kur shumë shtete perëndimore po i rikthehen atij, refuzimi i pakuptimtë i gazit amerikan dhe mungesa e një strategjie energjetike për kapërcimin e kësaj krize, është alarm i kuq se me fillimin e sezonit të dimrit na presin ditë të rënda”, shkroi Haradinaj.

Haradinaj i bëri thirrje Qeverisë që ta hartojë një plan për menaxhimin e krizës energjetike, duke ia propozuar disa pika.

Në mesin e propozimeve, Haradinaj shkroi në Facebook të dielën që gjatë verës, të aftësohen termocentralet.

“Menjëherë e pa vonesë të shikohet mundësia e një ‘marrëveshjeje krize’ me Shqipërinë për shkëmbim të energjisë ( të jepet verës e të importohet dimrit), të krijohen rezerva të naftës, benzinës dhe gazit, të liberalizohet tregu i burimeve konvencionale për ngrohje, së paku deri në mars të vitit të ardhshëm, (thëngjilli dhe lëndët drusore) dhe të krijohet një fond emergjent për energjinë dhe ngrohjen për dimër dhe natyrisht të rikthehet çmimi i rrymës atje ku ishte”, shkroi Haradinaj.

Edhe Haradinaj: Gjendja me rrymën alarmante, investimi në kapacitete të reja është urgjent Arbëri Haradinaj: Gjendja me rrymën alarmante, investimi në kapacitete të reja është urgjent

Kreu i AAK-së theksoi sjellja “me komoditet e Qeverisë” ndaj krizës energjetike, mund të ketë pasoja katastrofike për vendin.

 

A i keni sytë në ballë me pa?! Kosova është në një krizë të rëndë energjetike, sado që ajo nuk vërehet në këta muaj të...

Posted by Ramush Haradinaj on Sunday, July 10, 2022