Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj për 28 Nëntor shërben policët me ëmbëlsira

Kryeministri Ramush Haradinaj për nder të festës së 28 Nëntorit u ka dërguar nga një ëmbëlsirë policëve në detyrë.

“Sot, në nderim të punës së tyre të palodhshme, nga një ëmbëlsirë policëve për festë. Tradita vazhdon”, ka shkruar Haradinaj, përcjell kp.

Që nga marrja e postit të kryeministrit, Haradinaj zakonisht në festa ka vizituar pjesëtarë të Policisë së Kosovës.