Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar 28 Nëntorin, ndërsa ka përmendur tri pika: linjën hekurudhore Kosovë – Shqipëri, mbrojtjen e përbashkët ushtarake të Kosovës e Shqipërisë, të niset një iniciativë ligjore për Fondin e Ushtrisë, ku të gjithë shqiptarët do të kenë mundësi të ndihmojnë me financa dhe shtetësi shqiptare për të gjithë shqiptarët kudo që janë.
“Me këto tri qëllime, shënojmë Festat e Nëntorit. Mirënjohje të përjetshme për prijësit themeltarë të shtetit shqiptar që lartësuan vlerat dhe idealet kombëtare. Përulje para veprës së heronjve e martirëve, të të gjithë brezave, që luftuan për të drejtën tonë. Falënderim popujve miq, që në kohën kur kanoseshim nga shfarosja, ishin përkrah nesh, Aleanca Veriatlantike NATO e prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të dashur bashkëkombas. Urime 28 Nëntori – Dita e Flamurit dhe Pavarësisë sonë Kombëtare. 28 Nëntori i Skënderbeut, UÇK-së dhe Adem Jasharit. 28 Nëntori i shqiptarëve. Urime!” – ka shkruar Haradinaj në Facebook.