Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, nuk do të marrë pjesë në “Paradën e Krenarisë” që pritet të mbahet sot në kryeqytet.
Për sot është paralajmëruar mbajtja e Paradës së Parë të Krenarisë në Kosovës e komunitetit LGBTI dhe përkrahësve.
Ishte përfolur edhe pjesëmarrja e Haradinajt, por Halil Matoshi nga kabineti i kryeministrit ka mohuar këtë.
“Kryeministri nuk do të marrë pjesë në ‘Paradën e Krenarisë’, për shkak të agjendës së ngjeshur. Madje pikërisht në kohën kur do të mbahet parada, kryeministri ka takim me shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou”, ka thënë ai për Koha.net.
Parada e Krenarisë pritet të fillojë në ora 11:30 në sheshin „Skënderbeu“ dhe do të përfundojë në sheshin „Zahir Pajaziti“. Pas përfundimit të paradës do të mbahet një fjalim në lidhje me ngjarjen dhe do të përfundojë me një koncert të shkurtë.
-
Kurti merr pjesë në “Paradën e Krenarisë”
-
Haradinaj: Kosova është e gatshme të respektojë të drejtat e komunitetit LGBTI
-
Kryeministri me ministra i prijnë Paradës së Krenarisë
-
Vuçiqi e ndalon Paradën e Krenarisë në Beograd: Duhet të merremi me Kosovën
-
Sot mbahet ceremonia hapëse e “Javës së Krenarisë”