Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj gjatë qëndrimit në Londër ku ka marr pjesë në konferencën e BERZH-it është takuar me disa personalitete të njohura që kanë ndihmuar gjatë luftës në Kosovë.
Në një postim në Facebook Haradinaj ka treguar se është takuar me personalitete angleze që lidhen me historinë e Kosovës në prag, gjatë e pas luftës në Kosovë.
Postimi i Haradinajt në Facebook:
Pata kënaqësinë t’i takoj Lord George Robertson, gjeneralin Mike Jackson, Martin Vickers, John Grogan, Earl of Sandwich, Tim Judah, Ben Emmerson dhe Jon Mitchell.
Miq të mëdhenj të Kosovës, të cilët na kanë qëndruar pranë në periudha të ndryshme në rrugën tonë për liri dhe shtetndërtim. Gjithmonë mirënjohës!
Artikuj të ngjashëm