Policia do të veprojë sipas urdhrave të Prokurorisë lidhur me personat që gjenden në fletë arreste, ka deklaruar ministri serb i Punëve të Brendshme Nebojsha Stefanoviq duke u përgjigjur në pyetjen se a do të arrestohet Ramush Haradinaj nëse shkon në Nish (Serb), transmeton Koha.net.
"MPB vepron sipas urdhrit të Prokurorisë në rastet kur të akuzuarit gjenden në fletë arreste. Polica do të veprojë ashtu ”, citon “kurir” i Beogradit të ketë thënë Stefanoviq.
Të martën medie të Beogradit kanë njoftuar se një takim ndërmjet kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, kryeministres së Serbisë Ana Bërnabiq dhe kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj mund të mbahet në Nish brenda dy ose tre muajve.
Serbia Ramush Haradinajn e akuzon për krim lufte.
-
Stefanoviq: E arrestojmë Haradinajn nëse vjen në Preshevë
-
Haradinaj thotë se nëse Serbia vazhdon ndalimin e zyrtarëve të Qeverisë, do t’i kundërpërgjigjen njëjtë
-
Media serbe: Haradinaj dy herë i kërkoi falje Bërnabiqit
-
Serbia nuk i arreston, vetëm merr informata nga pjesëtarët serbë të FSK-së
-
Stefanoviq: Asnjë protokoll s’e shpëton Haradinajn nga arrestimi në Serbi