Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, në një konferencë për media tha se me Malin e Zi e kanë një fillim të ri dhe ka thënë se vizita e kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviq, më 6 shkurt do ta nderojë Kosovën.
“Kryeministri i Malit të Zi do ta nderojë Kosovën me këtë vizitë. Ne e presim në nivelin më të lartë shtetëror. Do të bisedojmë për të gjitha temat bilaterale”, tha ai, transmeton Koha.net.
Haradinaj tha se qëllimi i kësaj vizite në fokus ka thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Sa i përket demarkacionit, Haradinaj tha se tema është në parlament dhe nuk ka mbetur shumë hapësirë e negocimit mes kryeministrave.
Haradinaj është pyetur edhe për refuzimin e vizave që iu bënë nga dy shtete të mëdha, Amerika dhe Britania e Madhe, por ai tha se problemi qëndron tek izolimi i Kosovës, pasi që, siç tha ai, “politikanët i marrin vizat, besoni mos ua bani dertin. Problemi është që Kosova është e izolume”.
Për Gjykatën Speciale, Haradinaj tha se është në procedurë të zakonshme por nuk ka dhënë asnjë tjetër detaj.
-
Darmanoviq-Haradinajt: Mali i Zi do t’ju mbështesë në rrugën euroatlantike
-
Haradinaj takohet me Markoviqin, Mali i Zi mbështet Kosovën në rrugën evropiane
-
Çfarë thanë Markoviq e Haradinaj për Demarkacionin
-
Haradinaj e Markoviq optimistë për demarkacionin, nuk zbulojnë bisedën
-
Demarkacioni pritet të jetë temë qendrore e takimeve mes Markoviqit e krerëve shtetërorë të Kosovës