Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova nuk duhet ta pranojë idenë e Minishengenit Ballkanik.
Ai ka deklaruar se Minishengeni është vetëm zgjerim i influencës ruse dhe kineze në Ballkan, transmeton KTV.
“Minishengeni për të cilin po na ftojnë Vuçiqi, Rama e Zajevi është vetëm zgjerim i influencës ruse dhe kineze në Ballkan. Nuk është interes i Kosovës dhe Evropës. Rusia dhe Kina janë të instaluara në të gjitha aspektet në Beograd. Kur ne bëjmë rregulla të njëjta me automatizëm kjo influencë zgjerohet në vendet tona. A ka interes Kosova që kjo influencë të zgjerohet në Kosovë, jo pra nuk është në interes tonin”, ka thënë Haradinaj, pas takimit me ministrin italian të Mbrojtjes, Lorenzo Guerini.
Haradinaj u shpreh sërish optimist për liberalizim të vizave. Ai ka thënë se nuk ka asnjë kuptim që tash të flitet për zgjedhje të reja në Kosovë, pasi duhet implementuar rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit.
-
“Autoritetet në Kosovë i druhen ndikimit të Rusisë e Kinës nëse jetësohet Mini-Shengeni”
-
Haradinaj thotë se Mini-Schengeni ballkanik do ta rriste ndikimin e Rusisë e Kinës në rajon
-
Rama në Berlin kërkon heqjen e vizave për Kosovën
-
Rutte: Ballkanit i duhet perspektiva e BE-së e jo e Rusisë dhe Kinës
-
Rama për mospjesëmarrjen e Kurtit në takim për “mini-Shengenin”: Nuk kam koment