Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj: Më 15 shtator fillon pastrimi i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një videoje të tij të publikuar në Facebook, njofton se më 15 shtator do të fillojë pastrimi i Kosovës.

Në video shihet në një lokacion të Kosovës, ku shihet edhe bërlloku i madh që është mbledhur.

“Që 20 vjet kemi hudhë bërllok në gjithë Kosovën, si ky rast këtu. Më 15 shtator fillon pastrimi i Kosovës. Bashkë kemi me u bë KFOR-i, FSK-ja, Ushtria, Komunat, qytetarët, shkollat, sektori privat, kemi me hekë bërllokun në gjithë vendin. Ju siguroj që Kosova do të jetë e pastër, por këtë pastërti, mund ta bëjmë vetëm ne nëse jemi bashkë të gjithë”, dëgjohet duke thënë Haradinaj në videon e publikuar në Facebook.